Dukagjini nga Klina edhe me një lojtar me pak ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dritës nga Gjilani.
Vendasit treguan zemër të madhe, duke luftuar deri në pikën e fundit dhe ndalën tre pikë të mëdha.
Futbollisti Almir Ajzeraj realizoi gol të bukur në minutën e 39-të, për epërsinë e Dritës.
Lojtari me përvojë, Ahmed Januzi, me dinakërinë e tij shënoi gol të bukur dhe barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 50-të.
Në minutën e 87-të, Chibueze shënoi për fitoren e madhe të Dukagjinit.
Elton Basriu në minutën e 58-të u përjashtua nga loja si lojtar i fundit, pasi që fauloi Betim Haxhimusën dhe ndëshkohet me karton të kuq pas rishikimit të VAR-it.
Dukagjini shijon fitoren e parë në kampionat.
BKT Superliga
Dukagjini - Drita 2:1
Prishtina - Ulpiana 1:1
Drenica - Malisheva 1:0
Ballkani - Feronikeli 0:0
Gjilani - Llapi 2:1
Tabela
1. Drenica 7 4 2 1 8:6 14
2. Ballkani 7 3 4 0 8:4 13
3. Gjilani 7 3 3 1 9:6 12
4. Malisheva 7 3 2 2 8:4 11
5. Drita 7 3 2 2 6:5 11
6. Prishtina 7 2 3 2 10:7 9
7. Feronikeli 7 2 1 4 4:8 7
8. Dukagjini 7 1 3 3 6:8 6
9. Ulpiana 7 1 3 3 8:11 6
10. Llapi 7 0 3 4 3:11 3
Në javën e ardhshme do të takohen: Ballkani - Drenica, Malisheva - Gjilani, Drita - Prishtina, Feronikeli - Ulpiana dhe Llapi - Dukagjini.