Kampioni në fuqi, Prishtina, befasohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke barazuar me rezultat 1:1 me Ulpianën nga Lipjani, në takimin e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina nuk e vazhdon serinë e fitoreve (pas dy fitoreve rresht), duke dëshpëruar si vendas.
Në fund të pjesës së parë, Ulpiana avancoi me golin e Rrezit.
Kjo epërsi nuk zgjati shumë pikërisht në minutën e 50-të, Prishtina barazon rezultatin përmes futbollistit Leotrim Kryeziu.
Në minutën e 78-të, Karabeci i Prishtinës, përjashtohet me karton të kuq.
BKT Superliga
Dukagjini - Drita 2:1
Prishtina - Ulpiana 1:1
Drenica - Malisheva 1:0
Ballkani - Feronikeli 0:0
Gjilani - Llapi 2:1
Tabela
1. Drenica 7 4 2 1 8:6 14
2. Ballkani 7 3 4 0 8:4 13
3. Gjilani 7 3 3 1 9:6 12
4. Malisheva 7 3 2 2 8:4 11
5. Drita 7 3 2 2 6:5 11
6. Prishtina 7 2 3 2 10:7 9
7. Feronikeli 7 2 1 4 4:8 7
8. Dukagjini 7 1 3 3 6:8 6
9. Ulpiana 7 1 3 3 8:11 6
10. Llapi 7 0 3 4 3:11 3
Në javën e ardhshme do të takohen: Ballkani - Drenica, Malisheva - Gjilani, Drita - Prishtina, Feronikeli - Ulpiana dhe Llapi - Dukagjini.