Dukagjini ka arritur fitore të madhe ndaj Dritës në shtëpi, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.
Klinasit fituan 2-1 me përmbysje të rezultatit, pasi fillimisht ishin në disavantazh.
Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku u shprej shumë i lumtur me këtë fitore.
“Jemi të lumtur për këtë fitore pasi kemi pritur gjatë për këtë gjë. I falënderoj tifozët edhe një herë për mbështetjen, lojtarët luftuan deri në fund dhe e gjitha është meritë e tyre”.
“Problematika e parë është zëvendësimi i një qendër mbrojtësi, është shumë e vështirë të luajmë me një lojtar më pak.
Vendosëm të ndryshojmë strategjinë tonë dhe në fund rezultuam të sukesshëm”, ka thënë trajneri Armend Dallku pas takimit me Dritën për Art Sport.