Ulpiana ka barazuar ndaj Prishtinës në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Lipjanasit kanë ndalur kampionin aktual në “Fadil Vokrri”, duke arritur të fitojnë një pikë pasi ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.
Pas takimit, trajneri Edlir Tetova është prononcuar për Art Sport, ku ka komentuar ndeshjen në përgjithësi.
“Ndeshja shfaqi dy pjesë të ndryshme, në pjesën e parë po luanim në mbrojtje por shfrytëzuam thellësinë e Rezit, pavarësisht që ishte devijim.
Për pjesën e dytë, disa ekulibra sidomos të mesfushës, filluan të çalonin”.
“Kam disa rezerva për disa lojtarë, por megjithatë loja ishte e pëlqyeshme dhe rezultati i shkoi përshtat lojës”.
“Patjetër që do të ketë ndryshime në ndeshjen e ardhshëm, kontigjenti i ekipit është i vogël por do të ketë freski në takimin e ardhshëm”, u shpreh trajneri Edlir Tetova.