Skuadra franceze Lyon do të synojë që të regjistrojë fitoren e dytë me radhë në Grupin A, ku presin sot në shtëpi skuadrën e Brondby në kuadër të Ligës së Evropës.
Hera e fundit kur këto dy skuadra u takuan mes vete daton në sezonin 1997/98, ku asokohe Lyoni regjistroi fitore të thellë 7:3 kundër skuadrës daneze në kuadër të UEFA Cup.
Pas xhiros së parë, Lyoni zë vendin e parë në Grupin A me tre pikë, dy më shumë se Sparta Prague dhe kundërshtari i sotëm Brondby, kurse në vend të fundit gjendet Rangers me asnjë pikë të arkëtuar.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Lyonin nuk do të paraqiten Boateng, Dembele, Denayer, Pintor, Reine-Adelaide dhe Slimani, kurse tek skuadra e Brondby do të mungojnë Wikstrom dhe Riveros.
Tanimë, të dy trajnerë kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë ndeshjen, dhe ato i gjeni më poshtë.
Lyon (4-2-3-1): Lopes; Dubois, Da Silva, Diomande, Emerson; Caqueret, Mendes; Shaqiri, Paqueta, Aouar; Ekambi
Brondby (3-4-3): Hermansen; Rosted, Maxso, Heggheim; Gammelby, Radosevic, Frendrup, Bruus; Hedlund, Pavlovic, Greve
18:45 Lyon – Brondby (Stadiumi)