Zorya Luhansk-AS Roma, formacionet zyrtare

Futboll

Zorya Luhansk-AS Roma, formacionet zyrtare

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:32
Zorya Luhansk-AS Roma

Me fillim nga ora 18:45 do të fillojë ndeshja mes Zorya Luhansk dhe AS Roma, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Roma regjistroi fitore të thellë 5:1 kundër CSKA Sofias, kurse Zorya Luhansk u mposht me rezultat 3:1 nga skuadra e Bodo/Glimt.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Romën nuk do të paraqitet Spinazzola, kurse tek Zorya do të mungojë Shevchenko.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato i gjeni më poshtë.

Zorya Luhansk (4-3-3): Matsapura; Favorov, Imerekov, Cvek, Khomchenovsky; Buletsa, Nazaryna, Kochergin; Kabaev, Gromov, Sayyadmanesh

AS Roma (4-2-3-1): Patricio; Calafiori, Smalling, Kumbulla, Ibanez; Cristante, Darboe; El Saarawy, Pellegrini, Perez; Shomurodov

18:45 Zorya Luhansk – AS Roma (Stadiumi Slavutych-Arena)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat