​Tottenham-Mura, formacionet zyrtare

Futboll

​Tottenham-Mura, formacionet zyrtare

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 20:29
​Tottenham-Mura

Skuadra e Tottenham do të kërkojë me çdo kusht fitoren sot kundër skuadrës së Mura, që të gjejë këndelljen nga rezultatet jo të mira në ndeshjet e fundit.

Përballja mes Tottenham dhe Mura i takon xhiros së dytë të Grupit G të Ligës së Konferencës, ku në xhiron e parë Tottenham barazoi 2:2 me skuadrën e Rennes, kurse Mura pësoi humje nga Vitesse me rezultat 2:0.

Për ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Tottenham nuk do të paraqiten Bergwijn dhe Sessegnon, kurse tek skuadra e Muras do të mungojnë Brkic dhe Bobicanec.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë ndeshjen, dhe ato i gjeni më poshtë.

Tottenham (4-3-3): Gollini; Doherty, Rodon, Romero, Reguilon; Alli, Skipp, Winks; Lo Celso, Scarlett, Gil

Mura (3-5-2): Obradovic; Gorenc, Marusko, Karnicnik; Sturm, Kozar, Horvat, Lorbek, Kous; Marosa, Nardin Mulahusejnovic

21:00 Tottenham – Mura (Stadiumi Tottenham Hotspur)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat