Tanimë, si duket e ardhmja e trajnerit Ronald Koeman nuk do të zgjasë edhe shumë kohë te Barcelona, ku sipas shumë mediave shkarkimi i tij pritet të ndodhë sot.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Barcelona momentalisht është duke shikuar mundësitë për trajnerin e ri, dhe planet aktuale të klubit do të ndryshojnë.
I gjithë ky proces ka filluar pasi që të gjithë pjesëtarët e bordit kanë rënë dakord se klubit i duhet ndryshim.
Momentalisht, krerët e Barcelonës janë në bisedime me disa trajnerë të ndryshëm për të gjetur zëvendësuesin e Ronald Koeman.