Pas 45’ minutave lojë, skuadra londineze Tottenham është në avantazh prej dy golash kundër skuadrës së Mura, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Fillimisht, rezultatin në stadiumin “Tottenham Hotspur” e zhbllokoi mesfushori anglez Dele Alli, i cili shënon nga penalltia për 1:0 në minutën e 4’.
Saktësisht katër minuta më vonë, epërsinë e dyfishoi sulmuesi anësor Giovanni Lo Celso, ku me këta dy gola edhe përfundoi pjesa e parë.
Rezultati pas pjesës së parë është 2:0 në favor të Tottenham.