Nuk është gjendur gjuha e përbashkët dhe Milani po vlerëson shitjen e Franck Kessie që në sesionin e muajit janar.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk është më ai lojtar që ka udhëhequr Milanin drejt Champions-it dhe është me “valixhe në duar”.
Skadenca e kontratës është më 30 qershor 2022, por kuqezinjtë nuk duan kurrsesi që ta humbasin me zero dhe dëshirojnë që nëse nuk arrihet një marrëveshje në momentet e fundit do ta largojnë që në muajin janar.
Kuqezinjtë ofrojnë 6,5 milionë euro ndërsa kërkesa e liderit të mesfushës është 8 milionë, një kërkesë që sipas Maldini &Co është shumë e lartë. Gjatë këtij sezoni Kessie është aktivizuar në gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet.