Nice “blindon” Khephren Thuram duke i rinovuar kontratën, por kohëzgjatja e rinovimit nuk bëhet e ditur.
Klubi francez i paraprin kështu çdo surprize të pakëndshme gjatë merkatos së dimirit.
Mesfushori gjatë verës është kërkuar nga disa klube përfshi këtu edhe gjermanët e Eintracht Frankfurt, që tentuan ta merrnin, por pa sukses. Me këtë lëvizje klubi francez siguroi mesfushën për të ardhmen.
Djali i legjendës Lilian Thuram, Khephren, ka fituar besimin e trajnerit Christophe Galtier, i cili gjatë këtij fillim sezoni e ka aktivizuar rregullisht futbollistin, i cili në fitoren ndaj Bordeaux realizoi një gol.