Inter nis garën kundër kohës

Futboll

Inter nis garën kundër kohës

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:30
Inter nis garën kundër kohës

Gazzetta dello Sport ka shkruar për negociatat mes Inter dhe Brozovic për rinovimin e kontratës.

Takimi për të diskutuar për zgjatjen, me marrëveshjen që skadon në fundin e këtij sezoni, është caktuar prej kohësh dhe palët do të ulen në një tavolinë pas ndeshjeve të kombëtareve.

Megjithatë, në shtëpinë zikaltër e dinë shumë mirë se nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje për më pak se 6 milionë euro në sezon, që është edhe kërkesa e kroatit.

Familja Zhang kërkon të kursejë dhe kjo filozofi do të ndiqet edhe në negociatat për rinovimin: ja pse Paris Saint Germain po e ndjek me shumë vëmendje këtë çështje.

Dy ekipet e tjera që duan kroatin janë Manchester United dhe Tottenham, për këtë arsye Inter shpreson të arrijë sa më shpejt një marrëveshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat