Ish-futbollisti i Man Unitedit, Rio Ferdinand ka zbuluar ekipin favorit për të triumfuar në kompeticionin më të madh për klube, Liga e Kampioneve.
Rio Ferdinand për "BT Sport: ka thënë që sipas tij Bayern Munichi është ekipa favorite të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Bayerni ka skuadër fantastike me një formacion të pabesueshëm, gjithashtu rezervistët i ka të mirë, ata janë favorit të fitojnë Ligën e Kampionëve”.
“Trajneri Julian Nagelsmann nuk është vetëm teknik mjeshtër, por edhe një zhvillues i talentëve”.
“Leroy Sane është duke shkëlqyer, për mendimin tim ai është anësori më i mirë në botë së bashku me Mohamed Salah”, tha Ferdinand.