Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është kapiten i Kombëtares së Zvicrës.
“Shaqiri kapiten në mungesë të Granit Xhakës. Yann Sommer e ka mbajtur shiritin për dy ndeshjet e fundit.
Shaqirit i jepet më shumë përgjegjësi nga Yakin”, shkruan mes të tjera “Blick”.
Xhaka do të mungojë për shkak të lëndimit, ndërsa Andi Zeqiri nuk është ftuar kësaj radhe.
Selektoi Murat Yakin ka ftuarr vetëm dy shqiptarë, Xherdan Shaqirin dhe Albian Ajetin.
Zvicra do të përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, kundër Irlandës Veriore (me 9 tetor) dhe Lituanisë (me 12 tetor).