Commisso sulmon hapur Interin dhe Juventusin

Futboll

Commisso sulmon hapur Interin dhe Juventusin

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:42
Commisso sulmon hapur Interin dhe Juventusin

Bilancet e fundit të Inter dhe Juventus, të dy me humbje me mbi 200 milionë euro, kanë zemëruar Rocco Commisso-n.

Në një intervistë të dhënë në faqen zyrtare të Fiorentina-s, pronari i klubi vjollcë është shprehur kështu:

“Ka klube pa borxhe që më pas humbin në fushë dhe shkojnë në Serinë B, si Parma.

Të tjerë që nuk i respektojnë rregullat, por nuk ndodh asgjë, dhe kjo nuk besoj se është e drejtë. Duhet të ketë penalizime dhe gjërat duhet të ndryshojnë. Ligjet duhet të jenë mbi të gjithë dhe të barabartë për të gjithë”.

Commisso ka vazhduar:

“Pandemia i ka goditur të gjithë, çdo klub ka patur problemet e veta. Nga ana jonë vazhdojmë të premtojmë se këtu nuk do të shkojmë asnjëherë në falimentim. Kjo nuk është bërë nga të gjithë.

Shumë klube nuk kanë qenë brenda parametrave në fundin e sezonit të kaluar. Futbolli shtrembërohet në dy mënyra: ose me arbitrimet, por me VAR janë bërë shumë hapa përpara në Itali, ose në aspektin financiar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat