Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” që zhvillohen këtë muaj.
Dardanët ndeshjen e parë do ta luajnë si mysafirë të Suedisë në Solna, më 9 tetor, derisa ndeshjen e dytë e zhvillojnë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Gjeorgjisë.
Risi e listës së Challandes është futbollisti i Vitesses, Toni Domgjoni, por sipas FFK-së ai ende është në pritje lejes nga FIFA për t’u paraqitur në fanellën e Kosovës.
Lista:
Arijanet Muriç (Adana Demirspor), Visar Bekaj (Tirana), Samir Ujkani (Empoli), Mërgim Vojvoda (Torino), Betim Fazliji (St. Gallen), Florent Hadërgjonaj (Kasimpasa), Besar Halimi (Riga), Florent Muslija (Hannover), Bersant Celina (Ispwich), Milot Rashica (Norwich), Amir Rrahmani (Napoli), Fidan Aliti (Zurich), Mirlind Kryeziu (Zurich), David Domgjoni (Luzern), Lirim Kastrati (Ujpest), Ibrahim Dresheviç (Heerenveen), Herolind Shala (Erzurimspor), Florian Loshaj (Cracovia), Toni Domgjoni (Vitesse), Lirim Kastrati (Legia), Zymer Bytyçi (Konyaspor), Elbasan Rashani (Clermont), Astrit Selmani (Hammarby) e Vedat Muriqi (Lazio).
Ndërkohë, në listë mungon Edon Zhegrova, ndonëse ditë më parë për mediat u shpreh i gatshëm për ndeshjet e këtij muaji. Dardanët fillojnë grumbullimin në hotel “Emerald” pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, derisa stërvitjen e parë e zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00. Paraprakisht përzgjedhësi Challandes, të hënën, në orën 11:00, do të mbajë konferencë për media në “Emerald”.