Jo vetëm negociatat për rinovimin e Antonio Rudiger.
Në shtëpinë e Chelsea-t vazhdon puna për të përforcuar mbrojtjen e ekipit në sesionet e ardhshme të merkatos.
Sipas Abend Zeitung, objektivi i londienzëve është Niklas Sule, lojtari i bayern Munich.
Kontrata e futbollistit me bavarezët skadon në vitin 2022 dhe për momentin nuk ka nisur asnjë negociatë për rinovimin.
Vetë Sule duket se ka dëshirë të vazhdojë karrierën në Bavari, por propozicimi i Bluve mund t’ia ndryshojë mendjen.