Gjiganti italian duket se nuk është i kënaqur me opsionet që ka në repartin e sulmit.
Skuadra e Milanit po vështron disa futbollistë të cilët do të jenë të lirë verën e ardhshme.
Sipas ‘Calcio Mercato’, në listën e ‘Rossonerëve’ është edhe sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti.
Belotti prej kohësh lidhet me një kalim të mundshëm te gjiganti italian, megjithatë palët asnjëherë nuk kanë arritur marrëveshje përkundër interesimit.
Italiani po refuzon të nënshkruajë kontratën me Torinon, dhe pritet të jetë i lirë të largohet vitin e ardhshëm.
Interesim për 27-vjeçarin ka shfaqur edhe Tottenhami që e sheh atë si zëvendësim ideal të Harry Kane në rast që ky i fundit vendos të largohet në fund të këtij edicioni.