Cristiano Ronaldo filloi aventurën e tij te Manchester United me 5 gola në po aq ndeshje, e fundit ishte fitorja ne shtese kundër Villarreal në Ligën e Kampionëve.
A mund të jetë i kënaqur ish-lojtari portugez i Juventusit? Me sa duket jo, duke pasur parasysh se sipas thashethemeve të fundit nga ESPN, ai do të ishte ankuar tek trajneri i tij Solskjaer për shokët e tij të skuadrës, duke bërë një kërkesë të veçantë.
Kanë kaluar 12 vjet dhe megjithatë duket se koha është ndalur për Cristiano Ronaldon i cili te United rifilloi në shenjë të golit.
Megjithatë, sulmuesi portugez është i bindur se mund të bëjë edhe më mirë, dhe se mund të jetë edhe më vendimtar për Djajtë e Kuq.
Si? Falë shokëve të tij të cilët, sipas tij, duhet të përmirësohen dhe jo pak në ndihmën perpara.
Sipas asaj që u zbulua nga disa burime pranë dhomës së zhveshjes për ESPN, Cristiano do t’i kishte komunikuar Ole Gunnar Solskjaer që United duhet të luajë më shpejt për të, me pasime te shpejta dhe pa ulur ritmin!
Sipas portugezit ekziston nevoja për ta rrëshqitur topin më shpejt në zonën ofensive për ta vënë atë në kushtet më të mira në zonën e portës.
Ky nuk është një fjalim që lidhet vetëm me një repart, por me të gjithë ekipin.
Duke filluar nga mbrojtja, ku ardhja e ish -partnerit të tij në Real Madrid Varane sigurisht që ka përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë në lojën e topit, me një lojtar që konsiderohet të jetë i një kalibri më të lartë se Harry Maguire, Victor Lindelof dhe Eric Bailly.