Dinamo mori një pikë në barazimin 1:1 ndaj Partizanit, që për mënyrën si erdhi loja, mund të quhet një fitore, pasi blutë e luajtën të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Sofranac.
Trajneri Blendi Shkëmbi u shfaq i kënaqur me paraqitjen e të tijve, qoftë në pjesën e parë, kur e mbyllën në avantazh, por qoftë edhe në 45 minutat e dytë, kur luajtën me një futbollist më pak.
Shkëmbi tha: "Kartoni i kuq na penalizoi, morëm një barazim që vlen shumë".
Një ndeshje mjaft e mirë e këtyre skuadrave.