Gabriel me fjalë të mëdha për Artetan

Futboll

Gabriel me fjalë të mëdha për Artetan

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:17
Gabriel dhe Arteta

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes ka lavdëruar menaxherin e tij, Mikel Artetan.

Arsenal është këndellur duke i fituar secilën nga tri ndeshjet e fundit në Premier Ligë, pasi paraprakisht i kishin humbur tri ndeshjet e para.

Mbrojtësi brazilian Gabriel, dhe mbrojtësi i transferuar këtë verë për 50 milion funte, Ben White, kanë krijuar një tandem solid me skuadrën londineze, duke mbajtur dy porta të paprekura në tri këto përballjet e fundit në ligë si dyshe.

Sidoqdoftë, mbrojtësi Gabriel ka theksuar se kjo është një meritë edhe e menaxherit Mikel Artetas të cilët i ndihmon lojtarët dhe stafin e tij.

“Ai është një ‘top’ djalë, që gjithmonë ndihmon lojtarët e tij dhe stafin e tij. Ai na mbështet gjatë kohëve të vështira dhe jam shumë i lumtur që jam lojtar i tij. Pa dyshim, unë jam duke mësuar shumë prej tij.

Komunikimi në përgjithësi midis lojtarëve dhe menaxherit është shumë i mirë. Ne duam të bëjmë mirë për të sepse kjo është pikërisht ajo që ai meriton. Ne shohim që ai i pëlqen asaj që bën dhe ne duam të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, ka përfunduar mbrojtësi 23-vjeçar.

Arsenal do të luajë ndeshjen e radhës në Premier Ligë nesër ndaj skuadrës së Brighton, ku londinezët do të synojnë fitoren e katërt radhazi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat