“Çfarë nderi! Kur isha djalë i ri mund të kisha ëndërruar skulpturën time Madame Tussauds dhe sot ajo ëndërr është bërë realitet!
Është një ndjenjë e çmendur dhe jam vërtet i nderuar. Ejani dhe shikojeni në Amsterdam nga 16 tetori, nëse po kaloni pranë!”
Ky është postimi i qendërmbrojtësit të Liverpoolit dhe përfaqësues së Holandës, Virgil van Dijk, pasi u takua me sozinë e tij prej dylli, në Amsterdam.
Një vepër e realizuar në mënyrë perfekte, vështirë ta dallosh kush është i vërteti!