Liga e Parë me tri ndeshje

Futboll

Liga e Parë me tri ndeshje

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:15
Liga e Parë me tri ndeshje

Liga e Parë e futbollit në Kosovë rikthehet në aksion sot, me ndeshjet e javës së shtatë.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjakovë, aty ku skuadra lidere e Grupit A, Vëllaznimi, e pret skuadrën e dytë në renditje, Trepçën '89.

Onix - Liria është ndeshja tjetër që zhvillohet sot në kuadër të Grupit A.

Kurse, në Grupin B sot do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ajo mes Vitisë dhe Ferizajt.

Të tri ndeshjet e sotme nisin në ora 15:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat