Shkëndija kërkon tre pikë ndaj Borecit

Futboll

Shkëndija kërkon tre pikë ndaj Borecit

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:55
Shkëndija kërkon tre pikë ndaj Borecit

Shkëndija ditën e sotme me fillim në orën 15:00, në kuadër të xhiros së nëntë të LPFMV-së, në Stadiumin e qytetit në Tetovë do përballet me ekipin e Borecit nga Velesi. Kjo përballje vjen pas barazimit 1:1 me ekipin e Struga Trim Lum në qytetin e Strugës.

Kundër Borecit kuqezinjtë e Shkëndijës do të kërkojnë të marrin tre pikët dhe më me vetëbesim të shkojnë në pauzën dy javore që pason për shkak të ndeshjeve kualifikuese të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të Vendimit të Qeverisë për vendosjen e masave restriktive për organizimin e ndeshjeve sportive, për prezencë në ndeshje duhet të tregohet:

certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht aplikimin e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID- 19.

Opinioni:

Mevlan Murati, tha “Për ndeshjen kundër Boreci jemi duke u përgatitur maksimalisht për të fituar ndeshjen.

Është shumë e rëndësishme për ne në këtë moment të arrijmë të fitojmë tre pikët pasi fitorja do të na bënte shumë mirë për ndeshjet e ardhshme të kemi rezultate pozitive. Kjo posaçërisht kur të kemi parasysh se kemi humbur shumë pikë deri tani”.

Të rejat në skuadër:

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

Boreci

Pozita momentale: Boreci është i renditur në vendin e 10 në tabelë, me 7 pikë të tubuara nga tetë xhirot e deritanishme.

Ecuria: Në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, skuadra e Borecit ka vetëm një fitore, 3 ndeshje të humbura dhe një barazim. Në ndeshjen kundër Shkëndijës vjen pas humbjes si vendas nga ekipi i Skopjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat