Sportisti shqiptar shfaqet në varreza

Futboll

Sportisti shqiptar shfaqet në varreza

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:13
Sportisti nga Himara shfaqet në varreza

Lefterie Dhima, nëna e sportistit dhe peshëngritësit Pirro Dhima, është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Ajo u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm, në oborrin e shtëpisë së saj, dhe sipas Policisë dyshohej se kishte 4 ditë që kishte vdekur. 75 vjeçarja jetonte e vetme në Himarë.

Sot, ajo është përcjellë për në banesën e fundit dhe mes shumë miqve dhe familjarëve, atje është parë dhe djali i saj Pirro Dhima.

Reagimet ndaj këtij të fundit dje kanë qenë të forta, për shkak se thuhet se e kishte lënë nënën të jetonte e vetme.

Vetë Pirro Dhima në një reagim të shkurtër, ka thënë se donte ta merrte nënën në Amerikë bashkë me vëllanë tjetër, por ajo nuk kishte pranuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat