Ëndrra e futbollisteve afgane rinis në Portugali

Futboll

Ëndrra e futbollisteve afgane rinis në Portugali

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:13
Ëndrra e futbollisteve afgane rinis në Portugali

“Largimi nga vendlindja është i dhimbshëm”, thotë 15-vjeçarja Sara. Ajo tani është e sigurt në Portugali, ku shpreson që të ndjekë ëndrrën e saj, që është futbolli dhe të takojë idhullin, Cristiano Ronaldo.

Futbollistet e kombëtares afgane të futbollit për femra kanë fituar azilin në Portugali, pas arratisë nga vendlindja e tyre, Afganistani fill pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Për këta të fundit, një kombëtare futbolli femrash nuk mund të ketë.

"Jam e lirë tani. Ëndrra ime është të jem në futbolliste e madhe dhe të kem një biznes timin, pse jo edhe këtu në Portugali. Shpresoj që të kthehem një ditë në Portugali, por me kushtin që edhe atje të jem e lirë”, tregon 15-vjeçarja për Reuters.

Ajo është lojtare e ekipeve të moshave të kombëtares së femrave të Afganistanit, ose më saktë ishte, sepse pas marrjes së pushtetit nga talebanët, ekipi i femrave nuk ekziston më, as në letra.

Udhëheqësit talebanë kanë premtuar se do të respektojnë të drejtat e grave, por nën qeverisjen e tyre të parë, gratë nuk mund të punonin dhe vajzat u ndaluan nga shkolla.

Gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull kur dilnin nga shtëpia.

Një zyrtar i lartë taleban tha pas marrjes së pushtetit më 15 gusht se gratë ndoshta nuk do të lejohen të luajnë sport sepse "nuk është e nevojshme" dhe trupat e tyre mund të ekspozohen më shumë nga sa lejohet.

"Arsyeja që morëm përsipër këtë mision (për të evakuuar ekipin) ishte për të siguruar që ato mund të aspirojnë dhe të luajnë sportin që duan", tha Farkhunda Muhtaj, kapitene e ekipit kombëtar të femrave të Afganistanit, e cila fluturoi në Lisbonë të mërkurën për t’u takuar lojtaret e ekipit të të rinjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat