Pas 45’ minutave lojë, nikoqirët janë në avantazh prej një goli.
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin mes Manchester United dhe Everton, ku momentalisht rezultati është 1:0 në favor të “Djajve të Kuq”.
Sulmuesi francez Anthony Martial arriti ta zhbllokojë rezultatin në “Old Trafford”, ku pas asistimit të Bruno Fernandes, shënon gol në minutën e 43’ për ta dërguar United drejt zhveshtoreve me epërsi minimale 1:0.
Rezultati pas pjesës së parë është 1:0 në favor të Manchester United.
Golin e gjeni më poshtë
Martial smashed it for his goal vs Everton ?. pic.twitter.com/8NUO5702Bo
— MartialXtra™️ (@martialxtra_) October 2, 2021