Jurgen Klopp njihet për batutat e tij të shpeshta me gazetarët.
Së fundmi aktori Daniel Craig që luan personazhin kryesor si agjenti 7, James Bond ka thënë se ai është një rol që Jurgen Klopp mund ta bëntë shumë mirë.
Pas asaj deklarate nuk ka munguar as përgjigja e trajnerit të Liverpool. Ai tha se kur ka qenë fëmijë donte shumë të ishte agjenti 7. Tani, diçka e tillë nuk është më e mundur.
Duke falenderuar aktorin Craig për fjalët e mira ai u përgjigj se do të ishte një agjent shumë i keq:
“Unë do të isha një agjent shumë i keq sepse nëse do të dilja nga uji me pantallonta plazhi, atëherë ai do të ishte momenti ku e gjithë bota do të fikte televizorin”.