Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, ka shprehur gjithë kënaqësinë e tij për rikuperimin e blerjes së re Junior Messias.
“Më duket mirë, ka bërë vetëm dy stërvitje me ne”, ka thënë trajneri i kuqezinjve gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Atalanta-s.
“Më ka pëlqyer shumë, di të qëndrojë në fushë, e mban presionin, është i aftë në një kundër një. Mund të luajë mirë si në krahun e djathë dhe më mbrapa, mund të luajë mirë në disa pozicione të fushës”, ka shtuar Pioli.
“Është një djalë shumë cilësor, do të na japë një ndihmë të madhe”.