Shkëndija nga Tetova ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj Borecit nga Velesi.
Kampioni në fuqi bëri lojë shumë më të mirë duke e deklasuar rivalin.
Golat u shënuan nga Doriev në minutën e 5-të, Guri (12’-nga penalltia e 39’).
Pas javës së 9-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija renditet në vend të pestë me 14 pikë, ka shtatë më shumë se Boreci që zë pozitën e 10-të.