Malisheva tregon lojë të mirë dhe ndali një pikë në stadiumin “Liman Gega” në Malisheva.
Përballja mes Malishevës dhe Gjilanit përfundoi baras (1:1).
Në minutën e 67-të, Marc Olivier kalon në epërsi vendasit.
Kjo epërsi nuk zgjati më shumë se pesë minuta (72’), Gerhard Progni nga penalltia barazon rezultatin 1:1.
Gjilani renditet në vend të tretë me 13 pikë dhe ka një më shumë se Malisheva në pozitën e katërt pas jave në elitën e futbollit të Kosovës.