Drenica nga Skenderaj mposhtet në finish me rezultat 3:2 nga Ballkani në Therand.
Drenica ishte shumë afër që të kthehet me një pikë por ia mohoi futbollisti Armend Thaçi, i cili realizoi në minutën e 83-të, për fitoren 3:2 të Ballkanit.
Drenica luajti shumë më mirë në 45 minutat e parë.
Pesë gola në një ndeshje me kthesa në rezultat.
Astrit Thaçi (61’), Rrustem Hoxha (70’), Armend Thaçi (‘83’) shënuan për Ballkanin dhe Kreshnik Uka (25 e 54’-nga penalltia) për Drenicën.
Ballkani kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Drenicën me 14 sosh.