Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, reprezentues i Zvicrës, shënoi për Ausgburgun, por goli i tij nuk mjaftoi për rezultat pozitiv.
Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Augsburgut.
Zeqiri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-t dhe në të 78-tën u zëvendësua.
Në minutën e 35-të, Zeqiri nga afërsia shënon për të barazuar rezultatin 1:1.
Për Dortmundin realizuan Guerreiro (10') e Brandt (51') dhe për Augsburgun Zeqiri (35').
Pas javës së shtatë në Bundesliga I, Dortmundi është në vend të 2-të me 15 pikë, ndërsa Augsburgu i 15-ti me 5 sosh.