Mesfushori në formë i Romës këtë sezon, Lorenzo Pellegrini ka zgjatur kontratën e tij me AS Romën.
Mesfushori italian ka vazhduar kontratën me ‘gjallorosët’ deri në qershor 2026, raporton Fabrizio Romano.
Dokumentet tashmë janë firmosur si dhe klauzola e lirimit prej 30 milion eurosh është hequr.
José Mourinho dëshironte patjetër që Pellegrini të qëndronte, dhe kështu tani drejtuesit e klubit romak i kanë plotësuar një nga kërkesat e teknikut portugez.
Italiani 25-vjeçar e ka nisur në mënyrë fantastike startin e sezonit të ri në Serie A, duke shënuar tri gola e regjistruar një asistim në pesë ndeshje të zhvilluara.
Ai gjithashtu ka dy gola të realizuara në dy paraqitje në Ligën e Konferencës këtë sezon.