Derbi i javës së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, mes rivalëve të vjetër, Vëllaznimi - Trepça ’89, përfundoi pa fitues (0:0).
Vëllaznimi kryeson me 17 pikë, ka dy më shumë se Trepça ’89, e cila renditet në pozitën e dytë.
Liria nga Prizreni si mysafirë pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Onix.
Liria është në vend të tetë me 5 pikë dhe Onix i treti me 12 sosh.