Chelsea me mund të madh fiton tre pikë në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.
Të kaltrit shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Southamptonit.
Chalobah (9'), Werner (84') e Chilwell (89’) shënuan për vendasit.
Ward-Prowse (60'-nga penalltia) për mysafirët dhe po i njëjti përjashtohet me karton të kuq në minutën e 77-të.
Pas javës së shtatë në Premier League, Chelsea kryeson me 16 pikë, ka një ndeshje e dy pikë më shumë se Liverpool dhe Southampton renditet në të 17-tin me 4 sosh.