Ermir Lenjani bëhet baba, lojtari i kombëtares bekohet me një djalë

Futboll

Ermir Lenjani bëhet baba, lojtari i kombëtares bekohet me një djalë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:04
Ermir Lenjani bëhet baba, lojtari i kombëtares bekohet me një djalë

Lojtari i Kombëtares Shqiptare Ermir Lenjani ka arsye për të festuar. Mesfushori shqiptar është bërë baba dhe është bekuar me një djalë.

Ishte vetë Lenjani i cili ka publikuar në rrjete sociale, një foto të dorës së djalit të tij të porsalindur si dhe i ka vendosur emrin Rian.

Postimi i Emir Lenjanit:

Faleminderit Zot për këtë dhuratë. Në këtë ditë të veçantë, sot Zoti mua dhe nusen time na gëzoi me një djal. U rritsh afër familjes dhe me hajr në këtë botë djali ynë Rian. Amin.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar futbollistin e talentuar, mes tyre edhe shokët e skuadrës kombëtare e jo vetëm.

Mes atyre që e kanë uruar, janë Berat Xhimshiti, Arlind Ajeti, Klaus Gjasula dhe Xherdan Shaqiri. Dy ditë më parë, një tjetër lojtar shqiptar u bë baba për herë të parë.

Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe bashkëshortja e tij, Elona janë bërë prindër të një djali, i cili mban emrin Luis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat