Shkupi synon fitore dhe kreun e tabelës

Futboll

Shkupi synon fitore dhe kreun e tabelës

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:54
Shkupi synon fitore dhe kreun e tabelës

Në kuadër të xhiros së nëntë të LPFMV-së, në Stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 15:00, nesër do të zhvillohet ndeshja mes Shkupit dhe Rabotniçkit.

Pas fitores kundër Akademija Pandev, skuadra shkupjane rikthehet në Çair, për derbin e radhës, kundër Rabotniçkit.

Skuadra jonë ka vazhduar me përgatitjet gjatë ditëve në Stadiumin “Boris Trajkovski” dhe në Stadiumin e Çairit dhe janë gati për ndeshjen e së nesërmes.

Kire Markoski, një ditë para ndeshjes, thotë se skuadra jonë është e motivuar për fitore dhe bën thirrje deri tek tifozëria jonë, për përkrahje në ndeshjen e nesërmes.

“Të dielën ndaj Rabotniçkit do të jetë një ndeshje e vështirë. Në ndeshjet e fundit, ata kanë arritur rezultate të mira dhe kanë një skuadër me kualitet të mirë.

Ne jemi 100% të koncentruar dhe të motivuar, pra, shkojmë për fitoren e radhës. Besoj që të dielën do ta arrijmë qëllimin tonë dhe pres nga tifozët tanë për përkrahje maksimale ndaj Rabotniçkit në Çair”, tha Markoski.

Në dy ndeshjet e fundit në ligë, skuadra e Rabotniçkit, ka barazuar me Pelisterin 1-1 dhe ka fituar kundër Makedonija Gj.P, me rezultat 2-0.
Rabotniçki ka gjithsej 15 pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat