Ndeshja u ndërpre nga gjyqtari i cili u godit në kokë nga një shishe.
Klubi serb "Tempo" dhe ai i shqiptarë Kosova, garojnë në ligën e shtatë të futbollit të Gjermanisë.
Ekipet luajtën ndeshjen dhe brohoritjet nacionaliste dëgjoheshin nga tribunat, ndërsa gjyqtari, i cili është epror policie, u godit nga një shishe që dyshohet se fluturoi nga pjesa serbe e tribunave, raporton BBC.
Ky gjest u dënua nga të dy trajnerët, Zoran Marçetiç e Ruzhdi Statovci, të cilët theksuan se incidenti "nuk ka të bëjë me futbollin".
“Ndeshja ndaj serbëve ndërpritet 5 minuta para fundit.
Rezultati në ato momente ishte 1:1.
Golashënues: Flakron Thaçi.
5 minuta para fundit kur ekipi ynë ishte i gjithi në sulm dhe kërkonin golin e fitores, serbët filluan të gjuajnë me shishe qelqi ndaj rezervave të ekipit tonë që në ato Momente ishin duke bë nxemjet.
Për fatin tonë të mirë një nga shishet goditi edhe Referin duke e lënduar. Me këtë rast referi ndërpreu ndeshjen, dhe pritet që 3 pikët ti fitojmë në tavolinë dhe serbët të dënohen për gjestet e tyre”, ka shkruar në faqen e saj FC Kosova.