Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati ka siguruar sot në mbrëmje “pole position” në pistën Red Bull Grand Prix, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Amerikës në MotoGP (gara zhvillohet të dielën në mbrëmje me orën shqiptare).
Ai dha kohën 2’02”781, duke lënë pas kryesuesin e renditjes botërore, francezin e Yamaha, Fabio Quartararo.
Të dy këta pilotë duelojnë për titullin kampion dhe do të sfidojnë njëri-tjetrin edhe nesër në pistë. Për Bagnaia ky është “pole” i tretë radhazi, i katërti këtë sezon. I treti u klasifikua spanjolli i Honda, Marc Marquez, që bëri një paraqitje të mirë.
Zhgënjen sërish Valentino Rossi, shumë larg më të mirëve në provat zyrtare të zhvilluara sot.