Inter ka marrë një fitore të madhe (2:1) mbrëmjen e sotme në fushën e Sassuolo-t.
Pas një pjese të parë të mbyllur në disavantazh për shkak të penalltisë së transformuar në minutën e 22-të nga Berardi, zikaltrit kanë reaguar në 45 minutat e dyta.
Merita ka qenë e Edin Dzeko-s.
Boshnjaku është aktivizuar në minutën e 57-të dhe ka gjetur golin e barazimit në harkun e një minute. Ish-sulmuesi i Roma-s ka qenë protagonist edhe 20 mionuta më vonë, kur ka fituar penalltinë që ka sjellë golin e përmbysjes të realizuar nga Lautaro Martinez.
Dzeko ka shënuar një tjetër gol në minutën e 82-të, por që është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.