Barcelona kthehet nga kokulur nga stadiumi "Wanda Metropolitano" në Madrid.
Atletico Madridi feston, triumfon me rezultat 2:0 ndaj Barcelonës, në takimin e javës së 8-të në Kampionatin e Spanjës.
Barcelona po ka telashe me sulmin, nuk e ka atë energjinë sikurse në kohën e Lionel Messit.
Atletico tregoi angazhim të madh dhe ndali tre pikë në vatër të vet, duke iu falënderuar golave të Lemar në minutë ne 23-të dhe Suarez në atë të 44-tën.
Luis Suarez shënoi kundër ish skuadrës së tij, Barcelonës. Suarez asistoi edhe në golin e parë kur shënoi Leimar.
Suarez me shokë janë në festë, për faktin se mposhtën rivalin e madh.
Reali kryeson me 17 pikë sa ka edhe Atletico në pozitën e dytë dhe Barcelona renditet në vend të 9-të me 12 sosh.