E rëndë/ Gjendet i vdekur djali i ish-presidentit të ekipit italian

Futboll

E rëndë/ Gjendet i vdekur djali i ish-presidentit të ekipit italian

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 09:04
Maurizio dhe Armando Zamparini

Ish-pronari i ekipit të Palermos, Maurizio Zamparini dhe familja e tij janë duke përjetuar një dhimbje të madhë, pasi djali i tij 23-vjeçar u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Londër.

Ish -presidenti, 60 vjeç, ishte dje duke shkuar në kryeqytetin anglez me partneren e tij Laura Giordani, 53 vjeç, pasi djali i tyre Armando u gjet i vdekur të enjten në mëngjes.

Armando, 23 vjeç, u gjet në apartamentin e tij në Mayfair.

Aty ai kishte jetuar për disa vjet me një mik dhe vetëm një ditë para se të fillonte një punë të re, kishte ndërruar jetë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat