Simone Inzaghi është i kënaqur me atë që Interi tregon në fushë, sidomos për faktin që nuk dorëzohet. Këtë tekniku i kampionëve të Italisë e vuri në dukje edhe pas fitores me përmbysje kundër Sassuolo.
“Mendoj se Handanovic ishte fantastik, edhe në pritjen që bëri ndaj Boga. Kam dëgjuar shumë gjëra për një portier që e konsideroj të jashtëzakonshëm. Mund të kishim edhe disa pikë të tjera në Serie A këtë sezon, por jam i kënaqur me mënyrën se si ekipi e mban presionin. Djemtë nuk dorëzohen kurrë dhe kanë një shpirt të madh”, tha fillimisht Inzaghi.
Më tej italiani shtoi: “Vuajtëm, por rezituam. Edhe para zëvendësimeve pashë një Inter të gjallë dhe të gatshëm për të luftuar. Në 15 minuta e para luajtëm mirë, pastaj Sassuolo e rriti ritmin dhe na shkaktuan probleme, por qëndruam solidë dhe në pjesën e dytë e merituam fitoren”.
Në lidhje me zëvendësimet që patën impakt në pjesën e dytë, trajneri i Interit u shpreh: “Duke qenë se luajmë çdo tyre ditë, më duhej të bëja ndryshime. Kishte lojtarë që nuk e meritonin të zëvendësoheshin, por pashë shumë lojtarë të lodhur dhe kishim nevojë për një marsh me tepër. Ishte ndeshja e shtatë në 20 ditë dhe e dija që ato katër zëvendësime do të na ndihmonin”.