Skuadra e Atleticos përpos fitores ndaj Barcelonës, arriti një rekord të ri ndaj klubit ‘blaugran’.
Skuadra e Simeones tani ka mbajtur tri herë radhazi portën e praprekura ndaj Barcelonës në La Liga, që është hera e parë në historikun e klubit nga Madridi.
‘Madrilenët’ gjithashtu tani janë të pamposhtur në katër takime ndaj Barcelonës në La Liga (2 barazime, 2 fitore), që është ecuria më e mirë e tyre ndaj Barcelonës, që nga një ecuri prej pesë ndeshjeve pa disfatë mes shtatorit 2004 dhe dhjetorit 2006 (3 fitore, 2 barazime).
Atletiko me fitoren e mbrëmshme u renditën në pozitën e dytë me 17 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërkohë Barcelona pas kësaj humbje gjendet në pozitën e nëntë me 12 pikë të mbledhura.