Xisco Munoz është trajneri i parë i shkarkuar këtë sezon në Premier League.
Watford ka dalë me një komunikatë zyrtare sot.
Klubi anglez shkruan se Munoz e ka lënë postin e trajnerit, ndërkohë që theksojnë se prisnin përmirësim të skuadrës dhe rezultateve.
Në tre javët e fundit Watford ka marrë vetëm një pikë (7 pikë në 7 javë në total) dhe tashmë duhet të gjejnë edhe një trajner të ri, pas humbjes kundër Leeds.