Mbrojtësi nga Kosova, Lirim Kastrati mbrëmë ka bërë një paraqitje të mirë në humbjen e Ujpest ndaj Gyirmot, në kuadër të javës së tetë në OTP Liga.
Kastrati shënoi golin e vetëm dhe të nderit për Ujpestin në humbje ndaj Gyirmot me rezultat prej 3:1.
Golin mbrojtësi kosovar e ka arritur në minutën e 52-të ku ishte edhe i vetmi për skuadrën e tij në këtë ndeshje. 22 vjeçari deri me tani ka tetë ndeshje dhe ka realizuar vetëm një gol.
Me këtë humbje Ujpest ndodhet në pozitën e fundit me vetëm tre pikë, derisa Gyirmot në pozitën e dhjetë me gjashtë pikë.