“Fjalët mbështetëse të Laportës? Kemi folur për organikën dhe për skuadrën, kam kërkuar sqarime sepse kjo është e rëndësishme për besimin. Është e rëndësishme që lojtarët të dinë, se çfarë vendimi ka marrë presidenti. Unë e di që jemi Barcelona dhe duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Presioni ekziston gjithmonë për një trajner, në çfarëdo niveli që drejton”.
Janë këto fjalët e Ronald Koeman, trajnerit të Barcelonës pas humbjes që skuadra e tij pësoi në transfertë përballë Atletico Madridit.
Holandezi ka theksuar se ndihet i vlerësuar që ka besimin e drejtuesve të klubit, ndërsa përsa i përket ndeshjes së zhvilluar në “Wanda Metropolitano” ka shtuar:
“Nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara. Dhe nuk mund të lëmë kaq shumë hapësira kur humbasim topin, folëm edhe para ndeshjes”.
Tekniku ka mbyllur deklaratën e tij besimplotë se gjërat do të përmirësohen në të ardhmen: “Kur të rikthehen në skuadër të dëmtuarit, do të përmirësohemi në çdo aspekt”.