Pavarësisht formës jo të mirë, Ronald Koeman nuk është duke e menduar largimin nga pozita e trajnerit te Barcelona.
Koeman ka zbuluar se ka pasur një bisedë me presidentin e klubit, Joan Laportan.
“Të premten i telefonuam njëri-tjetrit dhe dje folëm gjatë. Për ekipin, klubin, për situatën tume.
Kam kërkuar që klubi ta bëjë të qartë situatën time. Është e rëndësishme që dhoma e zhveshjes të dijë situatën. Presidenti e ka bërë të qartë vendimin e tij" - tha fillimisht trajneri i skuadrës katalunase.
Tutje, Koeman tha se ka besimin e presidentit për të vazhduar punën te Barça.
“Ky presion ekziston gjithmonë, por ndiej mbështetjen. Ndjesia është pozitive. Kam besim, por varet shumë nga rezultatet” - ka deklaruar trajneri holandez.
Nga shtatë ndeshje të zhvilluara në La Liga, Barcelona ka grumbullar 12 pikë dhe ndodhet në pozitën e nëntë.