Manchester City po monitoron situatën e Sergi Robertos të Barcelonës, sipas “Calcio Mercato”.
E ardhmja e mbrojtësit spanjoll është “në ajër”, pasi spanjolli ka pasiguri në vazhdimin e kontratës me Barcelonën.
Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit skadon në 2022, dhe Blaugrana ende nuk e kanë lidhur atë me një rinovim.
Sipas “Calcio Mercato”, Man City mund të bëj një lëvizje për Sergi Roberto në janar, pasi në atë moment ai do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje para-kontrate.